permbytjet-babrru
Një kufomë është konstatuar në lumin i Tiranës mesditën e sotme. Lajmi bëhet i ditur nga policia e cila thotë se viktima është burrë i moshës 40-50 vjeç.

“Sherbimet e policise jane ne vendin e ngjarjes po priten polumbaret per nxjerrjen e kufomes”, thuhet në njoftim.

Ndërsa më herët është raportuar për dy të vdekur të tjerë në Mat dhe Këlcyrë.

Në fshatin Sukë të Këlcyrës ka ndërruar jetë Kastriot Spahiu, 50 vjeç. Nga të dhënat e para mësohet se ai ka qenë duke rregulluar çatinë, por për shkak të erës së fortë llamarinat dhe ka pësuar goditjen fatale.

Ndërsa në fshatin Plan i Bardhë të Klosit ka humbur jetën Xhevahir Ndoi, 44 vjeç. Ai është rrëmbyer nga rrjedha e ujit teksa udhëtonte me automjetin e tij fuoristradë, dhe rezulton i zhdukur. Banorët që kanë njoftuar policinë për ngjarjen thanë se përroi ishte tejet i rrëmbyeshëm, ndërsa mori para makinën që drejtohej nga 44 vjeçari.