Një tjetër tërmet me epiqendër në detin Adritiatik është regjistruar këtë pasdite.

Sipas të dhënave të disponuara nga “EMSC”, lëkundjet janë regjistruar në orën ekzakte 16:21, 6 kilometra në veri të Durrësit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 me një thellësi prej 10 kilometrash.

Të shtunën e kaluar, vendi ynë u trondit nga tri tërmete të fuqishme, mes të cilëve njëri ka qenë me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë, i lokalizuar 30 km në veri të qytetit të Durrësit. Sipas IGJEUM-it, ky është tërmeti më i forti i shënuar në vend në harkun e 20-30 vjetëve të fundit. Tërmetet shkaktuan dëme të mëdha materiale, si dhe mbi 105 të plagosur.