Një ndeshje magjike për Juventus e mbi të gjitha për Cristiano Ronaldo, ylli më i ndritshëm i mbrëmjes torineze. Tre gola ka shënuar ish-i i Real Madrid ndaj rivalit të kryeqytetit spanjoll, Atletico. Tre gola që kanë përmbysur rezultatin 2-0 të vajtjes në Madrid duke i dhuruar kualifikimin “Zonjës së Vjetër” në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Pas golit të avantazhit që shënoi në minutën e 27? duke zgjatur kokën mbi Juanfran, CR7 ka ripërsëritur vetveten në të 48? duke tejkaluar Godin. Në minutën e 86? ka ardhur më pas penalltia – e fituar nga Bernardeschi – e cila ka kompletuar përmbysjen bardhezi.

Menjeherë shtypi sportiv italian i ka thurur hymne të pafundme CR7.