sdgdgdf_1
Ish-kryeministri Berisha ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, përmes së cilës ironizon premtimet e socialistëve në fushatën e vitit 2013.

Në video shfaqet Alfred Peza, ish-gazetari i zgjedhur deputet i Peqinit nga Partia Socialiste. Krah tij është edhe kryeministri Rama.

“Censor Peza, me Nastradinin 3 vjet me pare, ne qiellin e 7-te ne Peqin, aty ku tani nuk shkel dot me! Per t’u shplodhur!”, shkruan Berisha teksa poston videon, të cilën mund ta shihni më poshtë.