Banorët e Shkozës po përplasen me punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, që kanë shkuar me fadroma për t’u shembur shtëpitë.

Banorët e irrituar, siç mund ta shihni në videot më poshtë, i kanë kërkuar punonjësve të IKMT-së t’u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.

Ata i kanë zënë rrugën fadromave dhe kanë shpjeguar se kur t’u jepet dokumenti, që të mund ta paraqesin në gjykatë, janë gati edhe ta shembin vetë shtëpinë me kazëm, pa pasur nevojë për fadromë.

“Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç? Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë.” – tha njeri prej banorëve të Shkozës.

I pranishëm është edhe deputeti i PD-së, Aldo Bumçi.

Lojtës Videosh