Do të jetë Tottenham-Liverpool finalja e madhe e Champions League 2019, në program në Wanda Metropolitano të Madrid në 1 qershor. Në Amsterdam, në gjysëmfinalen e kthimit, londinezët arrijnë finalen e parë të historisë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, me një përmbysje të cmendur, duke dënuar një Ajax që në pjesën e parë shkoi dy gola në avantazh me De Ligt e Ziyech. Por me tre gola të shënuar, përfshirë atë të ndeshjes së parë, Spurs merren përsipër nga një Lucas Moura i jashtëzakonshëm, që fillimisht baraoi me dy gola në katër minuta, 55? e 59? e në sekondën e fundit të shtesës (95?), gjeti diagonale perfekte për të shkuar në finale.

E cmendur, emocionuese, e mrekullueshme gjysëmfinalja e luajtur në Johan Cruijff Arena. Esenca e futbollit u dha aty. Tottenham përmbushi një arritje historike, ndërsa Ajax hodhi poshtë mundin, në pjesën më të bukur, kur në Amsterdam kishin filluar të prenotonin biletat për Madrid. Por në 1 qershor kundër Liverpool, në Ëanda Metropolitano, do të shkojnë Spurs, për një finale të gjithën angleze. E para në Champions për skuadrën e Londrës, e 40° finaliste e ndryshme në historinë e kompeticionit. Përfundon 3-2 për formacionin e Pochettino, që përmbysi jo vetëm 0-1 të Londrës, por në 45? parakoloi befasisht një skuadër që kishte shënuar dy herë në pjesën e parë. E gjitha kjo vepër e heroit të mbrëmjes, Lucas Moura, një që nuk do të ishte as titullar nëse Harry Kane nuk do të ishte dëmtuar. E ndërkohë braziliani firmosi një tregolësh epik, për të shkruar një tjetër kapitull të cmendur të Champions.

Ajax provoi të mbyllte diskutimin në kohën shtesë, akoma me Ziyech që vuri në vështirësi Lloris për pritjen e fundit të ndeshjes, përpara se të dilte në aventurë në sekondat e fundit. E megjithatë zgjidhja nuk erdhi nga kapiteni i Spurs, por nga diagonalja e Lucas në sekondat e fundit të lojës, kur Onana nuk bëri dot mrekullinë. Pochettino cmendet nga gëzimi, ndërsa djemtë e Ten Hag rrëzohen në gjynjë. Fiton Tottenham, por falë edhe Ajax. Në Madrid do të shkojë vetëm skuadra e Londrës, por spektakli ishte për të gjithë ata që dashurojnë futbollin.