rama-baton_0
Kryeministri shqiptar ka folur në studion e Baton Haxhiut për vizitën në Shtëpinë e Bardhë që ka qenë emocionuese për të. Dhe nën efektin e këtyre emocioneve kryeministri ka bërë deklarata që ngjallën shumë debate në prillin e shkuar. Ai u bë i pari lider europian që foli hapur kundër Trump. Rama ka treguar se lutet që kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mos zgjidhet në këtë post.

“Mos e dashtë Zoti që Amerika ta zgjedhë Trump për president”.

Ai ka thënë se nëse ndodh që Trump të zgjidhet si i pari i SHBA-së kjo do të qe fatkeqsi për këtë vend, atëherë do të përkeqësoheshin marrëdhëniet diplomatike mes shqiptarëve dhe amerikanëve.