isis8
Turqia goditet nga sulmet terroriste të militantëve të ISIS. Një vajzë kamikaze 18-vjeçare e të të ashtuquajturit Shteti Islamik, ka hedhur veten në erë në qytetin turk të Suruc, në provincën Sanliufra, pranë kufirit me Sirinë. Nga ky sulm deri më tani raportohet për të paktën 28 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Atentati ka ndodhur në oborrin e një qendre kulturore kurde, teksa aty po zhvillohej një aktivitet i anëtarëve të Federatës së Shoqatave të Rinisë Socialiste, SGDF. Ata ishin vullnetarë që po diskutonin planet për rindërtimin e qytetit të Kobanit në Siri, qytet ku ISIS vrau të paktën 140 persona muajin e fundit. Sulmin terrorist e ka dënuar edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Mediat lokale kishin raportuar më herët mbajtjen e këtij takimi, ndërsa në rrjetet sociale ishin postuar edhe foto nga takimi i anëtarëve të SGDF. Momenti i shpërthimit është regjistruar edhe në video, të cilën e shihni më poshtë. Por kujdes, ky xhirim ka përmbajtje shqetësuese.