basha-lu-620x330_1
Ambasadori amerikan, Donald Lu e drejtoi sërish gishtin e akuzës nga opozita, përsa i përket reformës në drejtësi. Ai tha se me çështjen e përkthimit të ligjit të Vetting-ut, u sulmua pa të drejtë ambasadorja e BE dhe misioni EURALIUS, për të cilët po thonë gjëra të pavërteta. Lu iu referua kreut të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ai është shprehur që përkthimi nuk ka gabime thelbësore. Sipas opozitës, ndryshimet në përkthim janë të rëndësishme dhe mund të ndikojnë opinionin e Komisionit të Venecias. Kryeministri Rama, që foli para ambasadorit, tha se nuk pret surpriza nga Venecia, pasi është bërë sipas ndryshimeve kushtetuese, të çertifikuara prej saj. Rama thumboi Gjykatën Kushtetuese, duke thënë se shpreson që ajo të mos nxjerrë ndonjë pengesë tjetër. BE e ka pranuar se ligji i përkthyer me gabime është i EURALIUS, por nuk ka dhënë shpjegime