Parlamenti-shqiptar

Nuk ka mbetur shqiptar, i vogël a i madh që nuk ka dëgjuar këto kohë për Vetingun. Jo të gjithë e dinë se për çfarë bëhet fjalë, por tashmë procesi i filtrimit të pasurisë dhe figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve është futur sërish në rrugë.
Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme votoi dhe miratoi edhe propozimet e opozitës për Komisionet e Vettingut. Me 123 vota pro iu hap rruga ngritjes së Komisioneve Ad Hock të Vettingut.
Do të jenë 3 komisione me numër të barabartë anëtarësh mes mazhorancës dhe opozitës. Një komision ka 12 anëtarë ndërsa dy të tjerë nga 6 anëtarë.
Njëri nga komisionet me 6 anëtarë do të bëjë  verifikimin e kandidatëve që do të jenë anëtarë në institucionet e rivlerësimit dhe dy komisionet e tjera do të jenë komisione të përzgjedhjes së anëtarëve të komisioneve të rivlerësimit.
Anëtarët e komisioneve të rivlerësimit kanë aplikuar te Avokati i Popullit ku një rol në selektimin e tyre ka pasur edhe misioni ndërkombëtar i BE dhe SHBA. Të përzgjedhurit do të rivlerësojnë pasurinë dhe figurën e prokurorëve dhe gjyqtarëve.