bas

Pas deklaratave të mbrëmshme nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, se vettingu është kusht për hapjen e negociatave, kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar sot gjatë fjalës te çadra e protestës. Sipas tij këto deklarata janë broçkulla.

“Zgjedhjet të lira dhe të ndershme dhe drejtësi e pahapur shkojnë bashkë. Kush ju thotë se mund të ketë drejtësi të pastër ndërkohë që kriminelët vazhdojnë të jenë në parlament, bashki dhe kërcënojnë zgjedhjet me drogën dhe krimin e tyre ju mashtron. Por, ju e dini këtë. Ju e dini fare mirë. Erdhën këtu personalitetet evropiane dhe i treguan shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të pahapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. E gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh, tani po na thonë bëni vettingun se do hapim negociatat”, tha Basha, duke i drejtuar mesazhin protestuesve: “Në shqip i thonë broçkulla, e dini si i thonë në anglisht. Kush di anglisht këtu”

Protestuesit: Bullshit

Basha: Si?

Protestuesit: Bullshit!

Basha: Si?

Protestuesit: Bullshit!