sefwfr

Kryeministri Edi Rama u paraqit në sallën e Parlamentit në seancën e së hënës pasdite me një veshje të pazakontë. Ai shkoi në parlament me një bluzë fushate që kishte veshur pak orë më parë në një miting të Partisë Socialiste në Sauk të Tiranës. Kështu bëhet i pari kryeministër që shkon në parlament me një logo fushate.
Megjithëse ka një kod veshjeje për deputetët në sallën e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se e kishte shkelur me vetëdije atë. I pari që ia vuri në duke veshjen e papërshtatshme ishte deputeti i PD-së Astrit Patozi.
“Nuk kam ndonjë gjë me ligjet. E kam me veshjen e kryeministrit. Nuk është në përputhje me etikën e parlamentit. E dimë që nuk i pëlqen, po këtë nuk ka pse ta tregojë me gjuhën e trupit”- tha Patozi.
Por sapo mori fjalën Rama iu kthye Patozit me krenari.
“Dikush u mërzit me veshjen time në këtë sallë. Kjo nuk është fyerje. Kjo është modë. Prej kohësh veshjet e mia në fillim janë bërë objekt talljesh. Më pas janë bërë kritikuar dhe në fund janë bërë modë. Unë bëj modë. Mos ju duket çudi që sesionin e ardhshëm të ketë të tjerë kështu si unë” – tha Rama.