Me 6 tetor në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gjithsej 25 subjekte politike të të gjitha komuniteteve janë regjistruar për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i lidhjeve me SHBA dhe BE janë garanci për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë politike dhe sovranitetin e Kosovës.

Ai thotë se miqësinë me Shtetet e Bashkuara do ta kthejë nivelin e vitit 1999 ndërsa nuk i kurseu akuzat për mënyrën si qeverisi Ramish Haradinaj.

“Nuk ka të bëj me çështjen e vendosjes së tarifës, ka të bëj me një proces kur një kastë e caktuar politike në Kosovë po promovon politikë në emër të një të ashtuquajturi sovranitet, njëfarë pavarësie e cila në fakt po na kalon në izolim, po e dëmton pikërisht sovranitetin dhe pavarësinë tonë” – tha Veseli.

Ai është në favor të pezullimit të taksës 100% për 4 muaj si mundësi për hapjen e dialogut.

“Unë e kam dorëzuar një dokument, e kemi pasur çështjen e suspendimit 120 ditësh dhe reciprocitetin dhe aty do të jemi, por nuk ka pasur nevojë të vijmë deri te kjo situatë fare” – tha ai.

I pyetur se me kë do të bëjë koalicion nëse nuk fiton shumicfën pas zgjedhjeve ai nuk dha emra.

“Do t’i përjashtoj të gjithë ata të cilët e rrezikojnë sovranitetin e Kosovës edhe janë të korruptuar” – tha Veseli.