fullani
Ish guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shpallur sot i pafajshëm nga gjykata e Apelit, duke i dhënë fund procesit gjyqësor të tij.
Edhe Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke e shpallur të pafajshëm ish guvernatorin e akuzuar për shpërdorim të detyrës.
Fullani u arrestua në 4 shtator të vitit të kaluar, si pjesë e procesit hetimor për vjedhjen nga banka e Shqëipërisë të rreth 7 milion dollarëve. Por në fund të gjitha akuzat ndaj tij ranë, duke u shpallur i pafajshëm.