sss_113

Menjëherë sapo ka përfunduar fjalimi i Bashës në tribunë është çuar një i ri i panjohur me veshje rrepisti që me tone të ashpra i ka bërë thirrje protestuesve të lirojnë vendin e podiumit se atu do të ngrihet një çadër permanente nga trotuari në trotuar. Ai i bërritiste turëmës: “Ky është sheshi ynë”, kjo tani është shtëpia jonë.

Me sa duket thirrja e këtij protestuesi për krijimin eshtëpisë në boulevard i paspriu thirrjes së Bashës se ai do të qëndronte në këtë shesh deri në zgjedhe të lira dhe qeveri teknike.

Kjo ishte surpriza që kanë pregatitur demokratët të cilët e kishin paralajmëruar që më parë një lëvizje radikale.

Kjo “gjetje” është e njëta me atë të grevës së urisë së socialistëve pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur ata zhvilluan një grevë urie në boulevard, me ngritjen e çadrave.