thumbnail_Veliaj-gjate-mbjelljes-se-pemeve-ne-Parkun-e-Farkes-1

Nuk ka munduar edhe sot në portalet dhe media kryesore në vend, kryebaskiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Ai është shfaqur sot me lopatë në dorë duke mbjellë pemë në parkun e Farkës dhe nga aty është shprehur se çdo qindarkë që vjen nga parkimi publik me sms do të shkojnë për mbjellje pemësh.

Ajo që vihet re, si në çdo dalje të Veliajt dhe pasqyrim nga media, janë fotot dhe imazhet filmike të njëjta. Siç e kemi trajtuar më herët imazhet serviren nga aparati i PR-it të bashkisë.

Është e çditshme se si çdo punë të zakonshme të bashkisë Veliaj arrin ta reklamojë në media si një bëmë të madhe. Nga ana tjetër media lejon veten të përdoret nga Veliaj në qëllim të imazhit të tij.