veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është shprehur se Rama do të vazhdojë të jetë kryeministër dhe se fitorja e Partisë Socialiste do të jetë e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” se si i ka marrëdhëniet me ish-ministrin e Brendshëm Samir Tahiri ai është shprehur se “tani i ka akoma më të mira se sa kur Tahiri ishte në qeveri”. Kjo sipas tij për shkak se tani punojnë të dy për PS në Tiranë dhe takohen më shpesh. I pyetur nga Fevziu se nëse pretendon të marrë kreun e PS-së pas Ramës ai është shmangur pyetjes duke thënë se Rama do të vazhdojë të jetë kryetari i PS-së, shkruan Opinion. Përplasjet Veliaj-Tahiri kanë qenë të hershme në PS. Ata kanë qeve rivalë për të marrë edhe bashkinë e Tiranës ndërsa kur ishin ministra nuk e fshihnin garën se cili do të ishte më protagonist.