joana
Bashkia e Tiranës është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së saj për prishjen e restorant “Pulëbardhës” në pronësi të bashkëshortes së ish-kryeministrit, Fatos Nano.

Në një shkresë të datës 23 tetor që i është dërguar administratores së shoqërisë “Joy Travel”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, njofton subjektin për zgjidhjen e kontratës se qerasë.

Sipas Bashkisë, shoqëria “Joy Travel” nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite).

“Me përmbysjen e afatit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qerasë të zgjidhur”, thuhet në shkresën e Bashkisë Tiranë, shkresë që mban firmën e drejtoreshës Itena Ndroqi.