Berisha Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është parë shpesh të shfaqet nëpër televizione me kronikat që i dërgon të gatshme, të tregojë se si e ka ndryshuar gjendjen në kopështet e Tiranës. Por një foto e publikuar nga ish -kryeministri Berisha tregon një tjetër realitet nga ai që shfaqin kamerat e Veliajt dhe kronikat e kuruara nga zyrat e komunikimit që kanë afro 50 të punësuar. Fotoja, sipas Berishës, është bërë në kopështin nr. 17 në Tiranë. Në një dhomë, sipas tij, rrijnë 35 fëmijë në kushte të rënda higjenike. “Na thanë se do të rikonstruktohet, por asgjë nuk bëhet. Fjalët janë se duan të ndërtojnë një pallat dhe prandaj nuk lëvizin gjërat”, i shkruan i afërmi i një fëmije Berishës.