Dy ditë pas tërmetit me magnitudë 5.8 që goditi vendin, Tirana i është kthyer normalitetit. Ndonëse pasgoditjet e tërmetit kanë vijuar me magnitudë më të ulët, situata paraqitet e qetë. Dhe në këto raste, është e rëndësishme që komunikimi kryesor të jetë me më të vegjlit të cilët duhet të marrin sa më shumë informacion mbi fenomene të tilla, si dhe për mënyrën se si duhet të sillen kur ka lëkundje toke.

Ky është edhe mesazhi që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë mëngjesin e sotëm për të gjithë banorët e kryeqytetit, duke u bërë thirrje që t’i kthehen përditshmërisë dhe aktiviteteve argëtuese.