Erion-Veliaj-ne-Keshillin-Bashkiak_1

Për reformën në drejtësi dhe zbatimin e vettingut ka nisur të flasë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duke iu bashkuar kështu zërave të tjerë të mazhorancës.

“Reforma në drejtësi është absolutisht e nevojshme. Bashkia nuk mund të korruptojë gjyqtarët, nuk mund të doroviti këdo që jep urdhra dhe masa bllokimi. Ndaj, u bëj apel të gjithë qytetarëve që ta mbështesim reformën në drejtësi, të mbështesim vettingun, të mbështesim një sistem ku një gjyqtar nuk hap ankandin se kush ofron më shumë për të dhënë një masë bllokimi. Kemi disa kantiere në Tiranë ku kemi ecur jashtëzakonisht shpejt, por imagjino sa shpejt mund të ecnim nëse nuk do të kishim këto vonesa, të cilat na çojnë në seanca pa fund gjyqesh dhe kur vjen puna, zbulon që një i fortë, një njeri që nuk pranon të bashkëpunojë me bashkinë për të liruar një hapësirë të zaptuar që e ka marrë me të pa drejtë, vetëm për faktin se ka fuqi blerëse te një gjyqtar, bllokon punën e bashkisë për muaj të tërë”, thotë Veliaj.

Deklaratat e tij për reformën në drejtësi dhe vettingun, marrin një tjetër kuptim nëse sjellim në vëmendje të opinionit publik takimin “sekret” të para disa kohëve të Erion Veliajt me kryeprokurorin e Tiranës, Petrit Fushën. Në media u raportua gjërësisht se ky takim kishte në fokus mbylljen e hetimeve për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfilldin e Sharrës, një ngjarje që ngarkon me përgjegjësi Bashkinë e Tiranës.