rama-dhe-meta (1)
Menjëherë pas takimit për reformën në drejtësi Ilir Meta ka deklaruar para gazetarëve se gjithnjë qeveria ka nevojë për “impulse të reja”. Këtë deklaratë të përsëritur disa herë nga ai vetë dhe nga zyrtarë të tjerë të lartë të LSI-së, kreu i kësaj partie e ka bërë një ditë pasi Rama në emisionin opinion deklaroi të kundërtën: Ju betohem se Meta nuk më ka kërkuar zëvendësim ministrash tha ai duke lënë të kuptohet se s’do të ketë ndryshime në qeveri.

Kjo përplasje në distancë vjen pasi dy bashkëdrejtuesit e koalicionin thuhej se kishin arritur një marëveshje okulte për varrosjen e cështjes CEZ dhe gjithëashtu edhe për ndryshimet në qeveri. Zëra brenda mazhorancës pohonin se Rama dhe Meta kanë rënë dakord që ndryshimet të bëheshin pas reformës në drejtësi ose deri në fund të vitit.

Një lëvizje e tillë i ruante fytyrën edhe Metës që të dilte me nder pas furisë së akuzave të pak javëve më parë, por edhe Rmës që nuk e duronte dot turpërimin e ndryshimeve të bëra nën presioin. Dhe ndoshta për këtë ata vazhdojnë me deklarata kundërthënëse ku njëri kërkon “impulse” dhe tjetri thotë se nuk do të ketë ndryshime…Deri kur?