f bucpapaj
“Lidhja nëpërmjet Rosujes u bë vendimtare saqë karvane të medha me prodhime artizanale si lesh, mëndafsh e prodhime blegtorale qarkullonin lirshëm në të dyja anet. Natyrisht kjo i dha shumë rëndësi Rosujës, duke e bërë atë dhe qender pushimi për karvanet, por dhe qënder tregtare shumë të rendesishme nga Pulti deri në Gjakovë. Vlen te permendim faktin se atëherë kjo krahinë kishte rreth 500 shtepi kundrejt 200 shtepive të Gjakovës dhe në aspektin spiritual Krahinna e Pultit kishte mbi tetë kisha, kundrejt dy kishave që kishte në Gjakovë.”

Në varrezat tomulare të gjetura në Rosujë, Tropojë del se kjo ka qënë qendra kryesore e e një qyteze të lashtë Dardane-Ilire ku jeta ka filluar nga fundi bronxit e deri në shekujt III-V të erës sonë. Keto varreza por edhe muret, enët, vazot e gjetura në këtë rajon tregojnë se ka pasur jete qytetare dhe me pare dhe asgje nuk lind vetvetiu , lindi nga dikush. Pra gjejmë gure te latuar ne forme trekendeshe, trapaezoidal dhe katrorë e forma te tjera te krijuara nga dora e njeriut, të cilat deshmojne per rendesine ekonomike dhe politike qe ka pasur kjo zone lidhese mes shtetit Ilir te Shkodres dhe Dardanise, ku kjo zone, Rosuja, u be qender e rendesishme edhe ushtarake , sepse ne Shoshan Margegaj ka fortifikime, te tipit ushtarak gje qe tregon per zhvillimin ekonomiko –luftarak te zones.
Por dhe nga ana kulturore objektet e gjetura në Cernicë Tropojë tregojnë per nivelin e zhvillimit të Dardanise, por dhe ures lidhese iliro –dardane qe eshte Rosuja dhe fshatrat rreth saj. Në skajin verior është gjetur një varr i madh kolektiv me shtrirje shumë origjinale të trupave, ku në qender kanë vendosur një kotruvë të vogel të lyer me glazatur të zbardhë, të zbukuruar me vija zigzage të zeza, gryka është e mbuluar me glazure te zezë.
Gjthashtu gjetjet e eneve ilire te hekurit te hershem dhe nje vegjme thumbin karekteristik te kapjes me barkun e enes. Qeramika ka faqe te kuqerremta me brum te zi ne gri. Faqet e copave te eneve jane pa shkelqim .
Varri i gjetur kolektiv në Cerrnicë siç del nga krahasimet qe i janë bere enes, mendohet se i takon mesjetes se hershme. Shuflai, duke folur per rrenojat e kalase se Cernices ne mbeshtetje te toponimet gjytet qe mban vendi, i lidh ato me periudhen romake,duke kerkuar në të qytetin mesjetar Sapa.
Gjithashtu per nivelin e zhvillimit të ures lidhese Rosujes, me Dardaninë e hasim dhe te materiali arkeologjik i zbuluar te Quku i Gjakoves në Mollë e kuqe të Bujanit , pra ne qeramiken e perfaqesur nga nje tjegull e cila eshte e ngjashme me qeramiken ilire , faqet qeramika i ka te kuqerremta, brumi i zi, qe ndryshon nga ajo e hekurit te hershem.
Germimi qe eshte bere ne fshatin Dushaj te Nikaj –Merturit u zbulua nje skelet ne pozicion te shtrirë , poshte kishte rrasa guri . Ne dheun e mbushjes u gjeten dhe tre copa ene cilat nuk perputheshin me anet e tyre keshtu qe nuk mund te plotesohet krejt forma.
Me kete kuptohet se ena eshte thyer ne vendbanim dhe prej së cilës janë marr pak fragmente(per ritual) per ne varrim . Kjo eshte interesante se është vazhdim i traditave me te hershme , ndoshta para bronxit e me shume. Po ne kete varreze ruhej edhe nje varr me nje element mjaft kureshtar.Te koka e varrit qe vene nje gur i madh, sic vihen zakonisht ne varrre. Faqja e perparshme e ketij guri eshte zbukuruar vetem me nje trekendesh te madh te gdhendur, motive aq i njohur tek iliret .Varreza eshte gjetur te nje kishe qe nuk mbahet mend per nga lashtesia, por ruhet deri diku planimetria më permasa 16×7 me abside të rrumbullakuar.Por si paraqitet gjendja ne qytetin fqinj ose pak me larg ne Dardani ? Au ndertua ky qytet si ure lidhese, ose si rruge dhe qendrim para se te shkoje atje.
Cila ishte gjendja e Dardanise?
Po ta shikojmë në të gjitha aspektet si në ndertim, poceri, në veshje , ritet martesore, emra, kenge dhe valle dhe naustiken e kanë të njëjtë, pra ne tersi është e njëjta popullsi dhe i njëjti territor.Studimet mbi etnosin ilir kane treguar se kultura e tyre eshte formuar ne kete truall ne baze te kulturave me te vjetra te epokes se bronxit, dhe sebashku me iliret ata populluan këtë pjesë të Evropes nga fundi i neolitit. Nje nder shtatedhjet fiset ilire qe banonin ne ket trevë, ku zemren e ketyre trojeve e perben Kosova e sotme , ishin dardanet. Herodoti ne vepren e tij “Historia” te cilen e shkroi ne mesin e shekullit V para krishtit shkruan: “Nga tokat e Ilireve duke ikur ne drejtim te veriut lumi Agri mbasi futet në tokat e tribaleve, derdhet ne e lumin Brong, kurse Brongi në Ister. Mbeshtetur në lidhjet etno –kulturore te ketij rajoni fisi iliro –dardan është përhapur në kete rajon duke perfshire dhe Tropojen dhe Kukësin dhe gjithë Shqipërinë verilindore.

Dardanet para mbretit Longar
Steti Dardan fillon të shfaqet në histori në shekullin e IV para krishtit, pra 2400 vjet me pare, kur maqedonet sulmuan shtetin ilir Gjate shekullit te III para krishtit fillon të shfaqet Dardania, si nje shtet i organizuar mië dhe me nje fuqi ushtarake. Kjo verehet mire ne ndihmen qe ato i afrojne Maqedonise,t e cilet ne kete kohe ishin ne lufte me fiset barbare kelte. Kete e dokumenton Justini
i cili shkruan vete : “Mbreti i Maqedonisë e Ptolemeu i cili e priti i shkujdesur lajmin e afrimit te galeve Ai u soll me perbuzje ndaj propozimit te dardaneve te cilet i afruan njezet mijë luftetarë ndihmë.”
Pra sëbashku me mbreterine e Agronit po forcohej dita- dite, dhe se Dardania luante rrol mjaft te rendesishem ne Ballkan.Shfaqja e nje serë vendbanimesh buze luginave dhe lumenjeve ne periudhen e bronxit 2100 deri 1200 vjet para Krishtit, shpjegohet me krijimin e nje tersie etno -kulturore dhe gjeografike qe shtrihet ne Kosoven antike. Riti i varrimit, kultura minerale dhe mjaft elementë te tjerë ngjasojne me kulturen e Rosujes, si dhe veshjet pothujase janë të njëjta. Pra në Dardani ishte krijuar nje njesi e veçante etnografike dhe kulturale.Dardanet ishin zejtare mjaft te zotet dhe zbukurues te talentuar te metaleve.Por historia e Dardanise eshte e lidhur dhe me mbretin Bato dhe Monun, por dhe me Longarin.Ai ishte mbreti i pare i cili çliroi Pajonin në vitin 231 para krishtit, se bashku me ushtrine ilire çliruan disa krahina qe ishin nen pushtimin Maqedonas. Ne keto beteja dardanet zune 20000 rober.
Me pas ata forcuan miqesinë me iliret dhe me mbretin ilir Skerdilajd dhe në lufte të perbashket me Iirinë bënë që të mos thyheshin nga ushtria Maqedonase, duke mos lënë asnjë rob pas. Vlen të permendet lidhja e Dardaneve me Republiken e Epirit.Gjate sundimit te Longarit , Dardania dhe Iliria u bënë mjaft te fuqishme dhe faktor në rajon, ato sëbashku cliruan disa krahina nga Maqedonasit. Ata paten aleanca dhe me Skerdilajdin dhe Republiken e Epirit. Keshtu ushtria Iliro –Dardane në shek. III p.e.s. u bë e fuqishme. Nga te dhenat mesojmë se Longari sundonte i vetem, por rreth tij ishin burrat me te mencur, drejtusit e ushtrise me komandantin qe ruante kufinjte e mbreterise. Megjithëse popullsia dardane ka qënë fshatare vlen te permendet se ka pasur dhe qytetarë, sidomos ne qendrat e zhvilluara urbane ku ka pas zejtari, dhe qenderbanime të fortifikuara.
Tjeter zhvillim dhe bashkpunim Dardania ka pas dhe gjate sundimit te dy udhheqseve te medhenj Bato dhe Monun. Historia e mbreterise Dardane nen sundimine tyre ne planin diplomatik eshte e lidhur me aleancat e ketij shteti me Ilirinë dhe Romen. Tek Livi permendet ne vitin 200 p.e.s Batoja i biri Longarit si mbret i dardanve faktin qe beri aleace diplomatike me Filipi V i Maqedonise i cili duke ndjer rrezikun e humbjes me Dardaninë, tradhetoi dhe thirri nje fis barbar qe jetonte veri te Danubit, qe njihen si bastart, te cileve iu premtua se pas shfarosjes se dardaneve , do te vendoseshin ne tokat e tyre.Treva ku u formua mbreteria e Dardaneve ndodhet ne zemer të Ballkanit. Ky rajon ne kohen e lulezimit te tyre shtrihej deri ne veri, ne lumenjt Agros, Morava dhe Ibari dhe qyteti Nais në kufirin me autoriatet e skordisket. Ne jug mbreteria Dardane shkonte deri te lumi Axios duke u kufizuar me Pajonin, Peleganin e Penestine, ndersa ne lindje lumi Margos e ndante nga Thrakia. Në perendim lumi Drin dhe mali Sharrit e ndante me Ilirinë
Ndersa ekonomia e tyre bazohej në bujqesinë dhe zejtarinë, me shkembime deri në Mesdhe, por kishin dhe blegtori të zhvilluar.
Prodhimet bujqesore dhe blegtorale, si dhe argjendi ishin shumë të rendesishem per iliret dhe bregdetin Adriatik, si Durrahu, Apolonia etj. Rruga qe lidhte dardanet me Iliret ishte padyshim Drini dhe Rosuja, ku nepermjet tyre lidhej me Shkodren dhe Lisusin, dhe si rrezultat kemi nje jetë qytetare të ngjashme ku dolen qytetet e para si Domastioni, Uskana, Draudaku, dhe natyrisht zhvillim te tillë behet nje shtet i bashkuar, pra dy shtete shqiptare se bashku.
Me dy nbreter te veçantë, dhe kryeqytet i Dardanise ishte Damastioni, i cili ne kete kohe kishte monedhen e vet, ku ne qender te monedhes ishte çekani i minatorit, ku argjendi Dardan është me emer në të gjithë rajonin. Në shekullin IV-I Plini, nje historian antik, thotë se …rrathe ari vinin nga Dardnia dhe prandaj quheshin Dardane.“Lidhja nëpërmjet Rosujes u bë vendimtare saqë karvane të medha me prodhime artizanale si lesh, mëndafsh e prodhime blegtorale qarkullonin lirshëm në të dyja anet. Natyrisht kjo i dha shumë rëndësi Rosujës, duke e bërë atë dhe qender pushimi për karvanet, por dhe qënder tregtare shumë të rendesishme nga Pulti deri në Gjakovë. Vlen te permendim faktin se atëherë kjo krahinë kishte rreth 500 shtepi kundrejt 200 shtepive të Gjakovës dhe në aspektin spiritual Krahinna e Pultit kishte mbi tetë kisha, kundrejt dy kishave që kishte në Gjakovë.”
Kjo provohet me të gjitha gjetjet, por dhe me thënjet e historianeve të kohes, të cilat flasin per rendesinë edhe ushtarake qe kishte kjo krahine per boten antike, sidomos per mbretin Gent.Ky rrip toke merr rendesi dhe më të madhe në kohen e luftrave si me Maqedonet, por edhe me vonë me romaket, sepse gjithë kalorsia dhe kembsoria, kalonte ketu per t’i aardhur në ndihme Ilirisë dhe anasjelltas.Këtë e konstatojmë edhe ne dokumentet e gjetura nga mbreti Gent, ku shprehet se kjo rruge duhet zhvilluar dhe mirëmbajtur sepse eshte e rendesishme jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por dhe ushtarake.
Ne gjetjet e bera vertetojmë se qyteterimi iliro –dardan në kete zone eshte unik dhe vendali, jo i kopjuar, nga ai grek ose romak, gje qe gjejmë me shumice në Apolloni, Orikum dhe gjithë qytetet e themeluara nga kolonet grek në Ilirinë Perendimore, gje që vë shumë në dyshim per autorsinë ilire. Shume studiuesve ju shkon në mendje se eshte qyteterim Grek-Bizantin etj, sepse pak ose aspak shkrimet dhe objketet e gjetura mund dhe te jenë prodhuar si në Greqi ose Romë dhe transportuar me anije në territoret tona.Sepse s’ka asnjë dokument deri tani që verteton se e ka gdhendur një mjeshter Ilir ose gjë tjeter. Pra lë të nenkuptoje se eshte qyterim i importuar dhe aspak vendali. I them keto, sepse në të gjitha këqyrjet që u kam bërë objekteve, si në muzeun arkeologjik këtu në Tiranë, por dhe Apoloni, nuk gjen asgjë ilire dhe me vonë shqiptare, lidhur kjo dhe me faktin se shkrimi shqip është shkruar vone ose hiç, lidhur kjo me nje varg faktoresh, por dhe me faktorin e dashurise se marrë të shqiptareve per të imituar kulturen e huaj, gjë që trashgohet dhe sot.Te gjitha gdhendjet format e obekteve, bile dhe perberja e gurit si p.sh. mermerit eshte e importuar nga Roma ose Greqia…..Une nuk di te gjej asnje shkak pse ka ndodhur kjo, por nisur vetem nga ato qe kam pare dhe prekur…..gjykohet se s’kemi aspak prodhim vendas dhe kulture vendase në këtë krahine, ose ajo është injoruar deri tani apo anashkaluar, saqe dhe emrat s’janë aspak shqiptar… Kjo mendoj se mund të jetë për dy faktor: e para e kane bere mjeshtrat e huaj, ndersa e dyta, eshte dashuria e shqiptareve per te vënë emra te huaj, gjë që trashëgohet edhe sot. Krejt e kunderta ka ndodhur në qyterimin Dardano- Ilir, të Shqipërise së Veriut, ku prodhimet janë origjinale vendase, pra janë prodhuar në vend me baltë dhe zeje shqiptare. Por ajo që është dukuri autentike , është se mënyra e punimit është unike, vendase dhe emertimi është unik, vendali, me emërtesë dhe përberje originale Ilire dhe Dardane.