Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaroi se është qesharake të thuash se do t’i vendos TVSH biznesit të vogël, që të mos fitojnë oligarkët.

Sipas tij, këtë deklaratë që bëri Rama sot nga Lezha mund t’a thotë vetëm një “i paditur gjer në dhembje”.

Statusi i Petrit Vasilit:

Kryeministri na la, dëgjoni ç’thotë: “do të rrënoj të varfrit, që të varfëroj oligarkët.”

Pu pu ç’kryeministër qesharak është ky!

Nga Lezha tha: Po ia vë TVSH-në biznesit të vogël që të mos fitojnë oligarkët”.

Domethënë: “do shkatërrojme të varfrit, që të varfërojmë të pasurit”,- thotë ky kryeministri ynë i paditur gjer në dhembje. Një budallallëk të tillë kolosal vetëm ai mund ta thotë.

Ngaqë është shkollëpakët e tallin edhe ministrat e tij dhe i thonë fjalë dhe shpjegime, që ai dihet që nuk i merr vesh fare dhe vetëm i përsërit si papagall i varfri, se ai vetë nuk lexon e nuk kupton gjë prej gjëje.

Telekomandën e shkollëpakut e kanë oligarkët në dorë, por këta të fundit u treguan më të sinqertelë dhe dolën sot paradite dhe deklaruan me gojën plot se janë shumë të lumtur me TVSH-në, që shkollëpaku po i vë bizneseve që luftojnë për bukën e gojës.

Informojeni këtë haluçinant që mijëra njerëz që mbajnë me gjak e djersë bizneset e tyre të vogla të mbijetesës po mbeten pa punë, pa bukë dhe pa shpresë, ndërsa ky zgërdhihet si derr i kënaqur në stanin e oligarkisë.