vaso_0

Kreu i ri i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se largimi i tij nga detyra si ministër ka qenë gjëja më e parëndësishme për të. Ai i dha rëndësi zgjidhjes së krizës dhe kujtoi gatishmërinë që kishte LSI për të dorëzuar mandatet në kuadër të stabilitetit politik.

“Kjo ishte gjëja më e parëndësishme për mua.”- u shpreh Vasili në emisionin Opinion, teksa kujtoi se LSI kishte vënë mandatet e saj në dispozicion për zgjidhjen e krizës mbi një muaj më parë.

Kreu i LSI deklaroi se përgjegjësit e krizës politike, PD dhe PS, duhet të gjenin një zgjidhje për krizën që krijuan vetë.

“Kjo ishte një krizë e pamotivuar, as parimisht, as politikisht.”- deklaroi Vasili.

Petrit Vasili ishte një nga 6 ministrat e qeverisë “Rama”, i cili u shkarkua nga detyra si pasojë e marrëveshjes Rama-Basha, të 18 majit.