Vasili_2

Akuzave të Basha drejtua LSI-së u është përgjigjur kreatari kësja partie Petrit Vasili.

Vasili përmes një satusi në facebook shkruan se Basha ka hequr dorë nga objektivat e PD-së. Vasili duke i përmendur faktin se kandidati tjetër, pra PS-ja, nuk po ua fishkëllen, e ka ftuar në një perballje televizive apo në sheh.

Pas marrëveshjes Rama-Basha, kanë ndryshuar shumë qëndrimet e këtyre dy partive kundrejt LSI-së. Selia blu i ka intensifikuar sulmet ndaj LSI-së kohët e fundit.

Statusi i Vasilit:

I dashur Luli, nga Kruja, nën dehjen e hashashit, më zure dhe mua në gojë.

Mosmirënjohjen ndaj Berishës dhe Metës ta njoh mirë.

E di mirë edhe që ke hequr dorë nga objektivi yt dhe i PD-së për kryeministër dhe president.

Megjithatë, për të vërtetat e shpk-ve të tua dhe shumë të vërteta të tjera, që unë di nga takime shumë të rëndësishme, meqënëse edhe kandidati tjetër nuk po ta fishkëllen, edhe në respekt të demokratëve të pres të përballemi në tv, shesh a ku të duash.

Ky, Luli, është një shans edhe për ty.