Capture_108

Vangjush Dako është kryebashkiak i një force të majtë, por kjo nuk e pengon njeriun që ka ambicie ta bëjë Durrsin si Firencen të kafshojë çdo vit e më shumë plazhet publike duke i kaluar ato tek privatët. Madje kulmi është se në bashkinë e durrësit këtë gjë e thonë me mburrje. “Në vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Shkëmbi i Kavajës, do të lëmë në dispozicion të pushuesve vetëm tri ose katër parcela të vogla, ku qytetarët do të qëndrojnë pa paguar” ka deklaruar për gzetën “Panorama” Avdyl Koka, drejtori i Tatimeve në Bashkinë e Durrësit. Sipas tij për qytetarët e varfër “do të kenë mundësi për të pushuar pa paguar tek Apollonia dhe Hekurudha edhe në bregdetin e Rrushkullit”. Ky është një rast i pa precedent për çdo vend demokratik ku një qytet që shpenzon mbi 30 milionë euro për projekte faraonike si sheshi qendror, Veliera, Pishina olimpike, u heq qytetarëve të vet të drejtën universale për të shijuar detin dhe rërën pa pagesë. E gjitha kjo po bëhet në emër të mbajtjes së plazheve pastër, por në fakt është një nshfrytëzim barbar i pasurisë publike nga pazarxhinjtë e Dakos.