xhafaj_2

Përmes një lidhje telefonike nga Gjermania, Valbona Duka ka denoncuar në emisionin ‘Opinion’ Fatmir Xhafën dhe Kujtim Lulin për dhunë në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.

Ajo tregon se Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të.

Duka theksoi se është e gatshme t’i dalë përballë Xhafës për t’i treguar torturat që ka pësuar nga ai, pasi është ajo që i ka provuar mbi kurriz.

Sipas Valbona Dukës, i vëllai akuzohej se kishte pirë raki bashkë me disa shokë në kohën kur vdiq Enver Hoxha.

Duka bëri me dije se në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish hetues në Krujë.