gjyqtaret_960x401_752_6
Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dërguan sot në Gjykatën Kushtetuese një tjetër ligj të Reformës në Drejtësi. Dy shoqatat ankimuan ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi e konsiderojnë si antikushetutes. Sipas tyre, ligji cënon parimin e sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve, të disa drejtuesve në sistemin gjyqësor. Po ashtu, ata pretendojnë se ligji cënon edhe të drejtën e karrierës. Unioni i Gjyqtarëve është bërë palë në Gjykatën Kushtetuese edhe kundër ligjit të Vetting-ut.