Teksa kryeministri Rama po mban në Kuvend fjalën për projektin e Unazës së Re, jashtë parlamentit po protestohet. Banorët që preken nga projekti janë përplasur me policinë dhe po tentojnë të hyjnë në sallën e Kuvendit.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe tymues, ndërkohë kërkojnë që kryeministri Rama të dalë dhe të bisedojë me ta.

Protestuesve që preken nga Unaza e Madhe i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës, të cilët ishin duke zhvilluar një takim për buxhetin. Banorët protestojnë kundër shembjes së banesave për ndërtimin e Unazës së Re.