Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi se nuk do të ketë prishje banesash tek zona e Astirit në Unazë të Re, pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.

Ai e cilësoi segmentin e “Unazës së Re” si një aortë që i shërben të gjithë Shqipërisë. Gjiknuri iu bëri thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me Autoritetin Rrugor Shqiptar.

“Unaza e Tiranës, ‘aorta’ e gjithë Shqipërisë. Masterplani i projektit për Unazën që në vitin ’89. Po tentohet të pengohet zhvillimi i projektit. Nuk ka prishje, pa dalë VKM për shpronësim. Do dali VKM për 180 objekte. Banorët të bashkë-punojnë me ARRSH. Pastrimi i zonës pasi të bëhen shpronësimet”, tha ministri.

Projekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut.