basha3-1024x665

artia Demokratike mund të humbasë edhe një aleat tjetër të rëndësishëm të saj, sic është republikani Fatmir Mediu, nëse brenda 10 ditësh nuk nënshkruan një marrëveshje me shkrim për koalicionin e zgjedhjeve të 21 qershorit. Në një dalje për mediat, nënkryatari i Republikanëve Arjan Madhi ka thënë:

“Partia Republikane  prej kohësh i ka kërkuar PD-së mëse një herë marrëevshje me shkrim pa pasur një përgjigje konkrete. Nëqoftëse kjo nuk do të ndodh, asambleja kombëtare e kësaj partie, brenda 10 ditëve bazuar mbi propozimin e kryesisë është ë gatshme të zgjedh 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit”.

Më shumë sesa te një marrëveshje paraelektorale, Partia Republikane është e pakënaqur me Bashën për shkak të hezitimit të tij për të kandiduar Agron Dukën në Bashkinë e Durrësit. Tashmë është pothuajse e sigurt që PD nuk do të dalë me Agron Dukën në Durrës dhe ky vendim s’është mirëpritur nga Mediu dhe vetë Duka, i cili së fundmi ka pasur edhe takime me vetë liderin e opozitës.