Kombëtarja, asnjë gol nga nëntori: me klubet bëjnë ‘namin’, 355 minuta në të ‘thatë’ për kuqezinjtë

Miqësoret e marsit janë mbyllur me dy humbje 4 gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. Bilanc negativ, por që lëshon një këmbanë alarmi për kuqezinjtë që nuk shënojnë me fanellën e kombëtares prej 355 minutash lojë. Efektivë me klubet, tani Broja, Manaj e të tjerët kanë vetëm dy miqësore për të ndryshuar humorin përpara Europianit. Dy miqësoret e marsit, mes humbjes së sikletshme me Kilin e asaj dinjitoze me Suedinë, edhe pse pak dinjitet ka në një humbje, ishin një zhgënjim. E pra ishin 8 lojtarët ofensivë të thërritur nga Sylvinho, pa llogaritur Uzunin të larguar para kohe për shkak dëmtimi.

Emrat thërrisnin pritshmëri me zë të lartë e zhurmë golash me klubet, Manaj 19 në Turqi, Muçi 11 mes Legias e Besiktasit, po kaq edhe Cikalleshi me Konyaspor sa për të llogaritur ata me më shumë prezenca e numër rrjetash të tundura, por në fushë me fanellën e kombëtares askush nuk u ngrit në nivelin e statusit që kishte: dikush sepse pati pak minuta, dikush sepse nuk u thërrit në çështje e dikush se nuk kishte minutat në këmbë.

GOLI I HARRUAR
Fakt është që goli, që u duk as i thjeshtë në kualifikuese, mungon nga transferta e Moldavisë, kur Cikalleshi shënoi me penallti. Nga aty, kuqezinjtë morën një 0-0 me Ishujt Faroe, e fundit eliminatore, para dy miqësoreve të humbura në harkun e tre ditëve. Praktikisht 355 minuta pa shënuar, ndërsa për një gol me aksion pritja është pak më e gjatë me golin e fundit të shënuar 394 minuta më parë, në miqësoren e fituar 2-0 me Bullgarinë në 17 tetor, kur Muçi shënonte në minutën e 81’. Tani përpara janë Lihtenshtejni dhe Azerbaixhani, në qershorin e vigjiljes së Europianit, në të cilin Sylvinho dhe sulmuesit kuqezi duhet të gjejnë golat dhe fitoren, për të provuar forcat me Italinë në gjendjen më të mirë psikologjike.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top