Në kuadër të projektit për zhvillimin e 100 fshatrave, kryeministri Edi Rama ka vizituar një fabrikë vaji në fshatin Marikaj. Sipas Ramës ky fshat është pjesë e 100 fshatrave për shkak të karakteristikave që ka e që janë interesante për zhvillimin e turizmit.

Programi 100 fshatar është i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi dhe do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të tyre. Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri atë të turizmit rural.