Superylli shqiptar, Tuna, ka paralajmëruar se ajo do të protestojë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, teksa të njëjtën gjë u ka bërë thirrje edhe kolegëve të tjerë të saj këngëtarë që ta bëjnë.

Ishte Labinot Tahiri ai që nga artistët shkoi në Shkup për të protestuar në valën e fundit të protestave të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët po kërkojnë që të respektohen të drejtat elementare të tyre.

Dhe, protestën e ka paralajmëruar edhe Tuna. Këngëtarja e hitit “Fenix” ka bërë të ditur në rrjete sociale se ajo të mërkurën do të protestojë në Prishtinë, teksa u ka bërë thirrje kolegëve këngëtarë në Shqipëri që të protestojnë të martën.

“Sot shqitparët e Maqedonisë protestojnë. Unë do të protestoj të mërkurën në Prishtinë. Shpresoj që edhe kolegët nga Shqipëria do të tregojnë që JEMI NJE në protestën në Tiranë të martën. Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Kumanovë, Dibër dhe Strugë jam me ju”, ka shkruar Tuna në rrjetet sociale.

Ndryshe Tuna ka qenë pjesë e një ankandi bashkë me Cozman së fundmi, ku ata kanë mbledhur nga gjësendet e tyre të shitura rreth tetë mijë euro për fëmijët shqiptarë të sëmurë nga kanceri.