Tuna, Soni Malaj dhe Ylli Limani i kanë munguar publikut për disa kohë. Por, duket se këngëtarët kanë rezervuar një surprizë për fansat.

Soni publikoi dje një foto krahë Tunë, ku shkruante: “Partneri im në krim”. Vajzat ndodhen në Prishtinë, ndërsa dhe Tuna ka publikuar një foto të koleges. “Si të mbash distancë me këtë?”, ka shkruar ajo me humor, duke iu referuar Sonit. Dhe kur të gjithë menduan se ky do të ishte një bashkëpunim mes vajzash, Ylli Limani bëri një tjetër postim në InstaStory.

Ai publikoi një video pa audio fare të shkurtër të Tunës, ku kjo e fundit shihet duke kënduar. E përderisa Ylli ka preferuar të mos zbulojë se çfarë po këndon Tuna, me siguri ky është mesazhi i Limanit për të paralajmëruar bashkëpunimin me Tunën dhe Sonin. “Alo alo”, ka shkruar Ylli dhe ndoshta ky mund të jetë titulli i këngës ose një pjesë e shkurtër e refrenit.