tuna
Rep këngëtari Cozman dhe e dashura e tij këngëtarja Tuna janë larguar nga kryeqyteti i Prishtinës.
Pas publikimit të këngës nga Cozman “Shumë i smut”, cifti duket ta ketë zgjedhur një kohë për pauzë, për ta vizituar Londrën, vendi ku Cozman ka zhvilluar një pjesë të madhe të jetës së tij.

Në një fotografi të postuar nga reperi Cozman në Facebook, çifti shihen duke u larguar nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ndërsa si mbishkrim ai ka thënë “Bye Prishtina”.

Ndërsa këtë vazhdë të fotografive e ka vazhduar Tuna, mirëpo ajo ka postuar në Instagram nga qyteti i Londrës me mbishkrimin, “It’s that London time #shoppingtime #PardonMyStyle”, raporton Indeksonline.
Çifti i famshëm sigurisht mbas këtij udhëtimi do të kenë eksperienca të shumta, madje ndoshta do të gjejnë inspirimin për të goditur përsëri me një tjetër bashkëpunim, si ai i pari “Fenix” që solli në skenë Cozman’in shumë fuqishëm.