trumpkiss_1485526065-3599750

MENDONI PËR GJËRA TË MËDHA: “Çfarëdo gjëje që të bëni, ‘think big’. Eshtë rregulli i artë që ka frymëzuar të gjitha arritjet e epokës moderne, që nga qiellgërvishtësit, deri tek zbulimet shkencore dhe shpikjet teknologjike”.

BINDUNI: “Të mësosh të marësh urdhra është gjë e rëndësishme për lidershipin, sepse para se të jeni një lider, duhet të mësoni të jeni një ndjekës i mirë”.

PAGJUMËSIA: “Jam kaq shumë i dashuruar me punën, saqë fle vetëm 3-4 orë gjatë natës. Mezi pres të ngrihem sërish dhe të shkoj të punoj, sepse dëfrehem shumë”.

INSTIKTI BAZË: “I dëgjoj të gjithë, por në fund vendos unë. Ndiqeni instiktin tuaj personal. Pa instikt, do të lodheni shumë për të mbërritur në majë”.

SHKURT: “Në mbledhje mos u zgjasni shumë. Duhet të jenë të shkurtëra dhe të mbërrijnë menjëherë në temë. Dita ka pak orë: sa më të shpejtë të jemi, aq më shumë gjëra bëjmë”.

HAKMARRJA: “Nëse dikush ju fyen, bëjeni të paguajë. Nuk është një këshillë lartësuese, por vjen nga eksperienca. Përndryshe ju marrin për frikacak. Reagoni. Kështu do ta dijnë që, nëse e provojnë, do të gjejnë një kockë të fortë”.

FALAS: “Kur shkoj në restorant, sidomos pas shfaqjes ‘The Apprentice’, ha gjithmonë gratis. ‘Z. Trum, ofrojmë ne’, edhe nëse jam i shoqëruar nga 10-15 persona.

JO DROGËS, ALKOOLIT, KAFESË: “Një prej vëllezërve të mi vdiq nga alkoolizmi. Ishte një djalë i pashëm, personalitet i mrekullueshëm. E pashë të shpërbëhej. Nuk kam marë asnjëherë drogë apo alkool. Nuk pi as kafe”.

I PASUR, JO LAKMITAR: “Përkundër asaj që mendohet, të pasurit nuk janë lakmitarë. Sipërmarrësit duhet të jenë shumë bujarë, për t’u bërë të pasur”.

MARTESA: “Njeriu martohet për dashuri. Por martesa është një kontratë, nuk hyn fare dashuria. Nëse dashuria merr fund, mbetet vetëm një ish e hidhëruar. Nuk ka asgjë më të keqe se sa një ish bashkëshorte e hidhëruar. Po të mos kisha bërë marrëveshje paramartesore me Ivanan dhe Marlan, do të isha në trotuar”.

VIAGRA: “Eshtë fantastiko, por nuk kam patur asnjëherë nevojë. Do të doja një anti-Viagra, me efektin e kundërt. Nuk po mburrem, jam thjeshtë me fat. Nëse të duhet Viagra, ndoshta je me gruan e gabuar”.

GRATË: “Jini të paturp, të sigurtë te vetja, shkëlqyes, shakatorë, dhe do të keni gjithë gratë që do të donit të kishit”.

KINA: “Nuk kam asgjë kundër Kinës, por e urrej faktin që udhëheqësit e saj janë shumë më inteligjentë se sa tanët, dhe që produktet tanë bëhen atje”.

POLITIKA: “Në politikë ashtu si në jetë, miqtë venë e vijnë, por armiqtë vetëm sa akumulohen”.

KUNDËR BUSHIT: “Pas 11 shtatorit 2001 SHBA kishin mundësinë të bëheshin vendi më popullor në botë. Në pak javë, Bushi e shkatërroi. Pushtoi Irakun që nuk kish fare punë, gënjeu. Tani nuk jemi më të respektuar si një herë e një kohë”.

FITIMTAR: “Më pëlqen suksesi. Jam shumë konkurrues. Më pëlqen të fitoj kur studioj, luaj, bëj biznes, politikë”.

MË MIRË SE SEKSI: “Më pëlqen të shtrydh palën përballë dhe të fitoj miliarda. Nuk ka asgjë më të bukur. Më mirë se seksi, që gjithësesi e çmoj shumë”.

HIDHUNI: “Mos lini asnjë sekondë për dyshime. Kur mendoni: ‘Nuk jam i sigurt që mund ta bëj’, transformojeni në: “Do të ndjehem i madh kur ta kem bërë!