20170116_085304

Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump ka goditur edhe njëherë shumë fort duke  e quajtur Aleancën Veriatlantike të panevojshme. Detaje ekskluzive nga intervista e Trumpit që vë në diskutim rolin e NATO dhënë për gazetën gjermane «Bild» të së hënës, u bënë të dituara nga agjencia e lajmeve DPA. Donald Trump ka thënë se Aleanca Veriatlantike e themeluar në fund të viteve ’50 nuk funksionon si duhet sepse vetëm pak shtete anëtare paguajnë atë që duhet të paguajnë.

«Ne do të duhej t’i mbronim këto vende, por shumë nga këto vende nuk paguajnë sa duhet të paguajnë». Kjo, sipas Trump, është e padrejtë ndaj SHBA-ve.

Kështu pak ditë para fillimit të detyrës Trump përsërit edhe njëherë qëndrimet e fushatës (lexo shkrimin poshtë) që trondisin të gjitha vendet antare të NATO-s që prekin indirekt edhe Shqipërinë si antaren më të re të aleancës. Qëndrimet e Trump vënë në diskutim nenin e famshëm të Aleancës sipas të cilit kur një vend sulmohet, të gjithë anëtarët quhen në fuftë.

Tre thëniet e Trump

“NATO është institucion i dalë mode sepse është krijuar para shumë viteve”.

“Së dyti, shtetet nuk janë duke paguar aq sa duhen”.

“Gjithashtu, NATO nuk e ka luftuar terrorizmin”