policia1-300x240
Rreth orës 00:30, të datës 11.11.2016 se në banesën e shtetasit A. S., 42 vjeç, banues në Kamëz, ka ndodhur një shpërthim.

Policia tha se në oborrin e banesës së këtij shtetasi, në një grumbull balte është konstatuar një gropë, e cila dyshohet të jetë krijuar si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse.

Nuk ka patur të dëmtuar apo dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe shkaqeve të këtij veprimi.

Është marrë në pyetje 42 –vjeçari, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë.