shperthim31
Shkatërrohet me eksploziv makina e drejtorit të spitalit të Pukës Enver Sulejmani. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ndodhi shumë pranë bashkisë së qytetit, ndërsa mjeti ishte i parkuar në një garazh. Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse. Paraprakisht dyshohet se autorët nuk kanë pasur për qëllim eliminimin e drejtorit të spitalit, por thjesht t’i jepnin një paralajmërim atij. Pista kryesore e hetimit mendohet të ketë lidhje me detyrën e tij.