de

Kandidati i PD-së në këto zgjedhje, Tritan Shehu ka akuzuar ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, njëherësh kandidate e PS, se po shfrytëzon postin për fushatën e saj.

Shehu poston një ftesë, që Ministria e Kulturës zhvillon panair në Libohovë, në kulmin e fushatës. “Në kulmin e fushatës elektorale date 9-11 qershor, ne zonën e saj elektorale, Libohovë, sipas një ftese pa firmë e pa vulë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë (e drejtuar nga PS), organizojnë një ‘Festival tradicional’ aty” – shkruan ai, duke pyetur se kush e financon.

Sipas Shehut, në Qarkun e Gjirokastrës gjatë kësaj periudhe elektorale janë organizuar disa aktivitete të tilla “abuzive”, ky është i fundmi i këtij lloji dhe më flagranti.

Postimi i Shehut

NJE FTESE QE FLET PER NJE NDERHYRJE ABUZIVIVE TE MINISTRES SE KULTURES NE FUSHATEN ELEKTORALE!
Zj.Mirela Kumbaro, Ministre e Kultures, eshte kandidate per PS ne qarkun e Gjirokastres.
Pikerisht ne kulmin e fushates elektorale date 9-11 qershor, ne zonen e saj elektorale, Libohove, sipas nje ftese pa firme e pa vule, Ministria e Kultures ne bashkepunim me Bashkine (e drejtuar nga PS), organizojne nje “Festival tradicional” aty!!!!!
NJE VEPRIM KY QE SE PAKU BIE NDESH ME CDO ELEMENT ETIKE ELEKTORALE.
Pyes: kush e financon kete aktivitet, si ndahen financimet, pse zgjidhet pikerisht kjo date e ky vend nga ai dikaster????
Ne Qarkun e Gjirokastres gjate kesaj periudhe elektorale jane organizuar disa aktivitete te tilla “abuzive”, ky eshte i fundmi i ketij lloji dhe me flagranti.
I KERKOJ KQZ TE VERIFIKOJE MENJEHERE NDODHINE, TE BLLOKOJE AKTIVITET INTERFERUESE ME FUSHATEN, SI DHE TE KONTROLLOJE EDHE PER SA ESHTE REALIZUAR DERI ME TASHTI NE KETE QARK.