Idrizi-Rama-lidhese
Dy ministrat e rinj, ai i Financave dhe ajo e Ekonomisë, morën 73 dhe 76 vota në parlament. Dekretet e presidentit Nishani për Arben Ahmetajn dhe Milva Ekonomin u votuan sot, por mazhoranca mezi i plotësoi numrat. Majde asaj iu desh edhe vota e Armando Prengës, i cili, edhe pse i vetëpërjashtuar një ditë më parë, sot u desh të kthehej për të hedhur votën. Për të shpëtuar qeverinë Rama ka menduar tregu çam. Partia e Shpëtim Idrizit i dha votat për të dy ministrat. Nuk është ende e qartë vota e LSI. Por siç duket nga numrat, deputetët e saj me gjasë nuk i kanë votuar dy ministrat e rinj.