maxresdefault_164

PDIU ka propozuar një pakt kombëtar për zgjidhjen e krizës politike e me sa duket në funksion të këtij pakti janë edhe deklaratat e fundit të ardhura nga kjo forcë.

Deputetja e PDIU­-së, Mesila Doda tha në studion e “Opinion” se as PDIU nuk hyn në zgjedhje pa opozitën, duke iu bashkuar qëndrimit të LSI.

Doda tha se pa të nuk mund të ketë zgjedhje dhe mori në analogji kur mazhoranca e sotme ishte në opozitë. “Nuk mund të hyjmë në zgjedhje me opozitë të emëruar. Para disa vitesh ka qenë mazhoranca e sotme në opozitë që kërkonte garanci dhe zgjedhjet u shtynë. Vazhdoj të mendoj që pa opozitën nuk ka proces normal”, tha Doda.

Ajo tha gjithashtu se PDIU ofron tryezën e bisedimeve për palët dhe se kjo parti është kundër qeverisë teknike. Dje kreu i LSI-së Ilir Meta pati një takim me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, i cili kërkoi që Presidenti dhe Drejtori i Policisë të zgjidheshin me konsensus.