dde

Zyrtarisht dihet vetëm se ka marrëveshje, por pikat e saj janë mbajtur sekret. Duket se diskutimet që patën një natë më parë, Edi Rama dhe Lulzim Basha nuk mjaftuan për ta çuar deri në fund konsensusin, ndaj sot është parashikuar që të dy, të ulen sërish bashkë. Jo më në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit, por tek Pallati i Kongreseve. Në vijë ajrore nuk janë larguar shumë nga zyrat e Ilir Metës, por fakt është që ka distancim.