Gjirokaster

I ftohi shkakton një tjetër tragjedi në Shqipëri. Në Gjirokastër rreth orës 09:40 policia ka gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Kakoz të Lunxhërisë shtetasin P.L 55 vjeç dhe babain e tij A.L 75 –vjeç në gjendje të rëndë. I moshuari po trajtohet me ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës. Gjendja e tij është e rëndë. Deri tani si pasojë e motit të ftohtë kanë humbur jetën 10 persona.