Vrasje-n---Hamburg-480x267

Qyteti detar i Hamburgut në Gjermani njihet për faktin që ka rrjetin më të madh të prostitucionit në këtë shtet dhe prej më të mëdhenjve në Europë. Nuk është sekret që shqiptarët në këtë qytet prej një dekade e kontrollojnë këtë sektor mëse përfitues dhe jo rrallë nuk kanë munguar emrat e tyre në mediat gjermane për këtë fakt.

Edhe pse në “duart” e shqiptarëve duket që pjesa më e njohur e këtij qyteti sërish është futur në beteja të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pjesëtarëve të bandave tjera të Evropës lindore.

Kështu me datën 4 Janar të këtij viti shqiptari nga Kosova Fisnik D. i njohur si pjesëtar i grupit “Eros Center Gang” kishte vrarë një pjesëtar të sigurimit në një lokal nate.

Edhe më 14 mars ka ndodhur një vrasje në lagjen Billestedt. Një shqiptar 22-vjeçar ka ekzekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba. Viktima ishte udhëheqës i klubit të natës “Relax” kurse shqiptari që ka kryer aktin menjëherë është dorëzuar në policinë e qytetit e cila ishte vetëm 600 metra larg vendit të krimit.

Mediat gjermane bëjnë të ditur se është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut. Prokurori i lartë publik i këtij qyteti ka thënë për Bild Zeitung se ata janë “në fillim të hetimeve” dhe ende nuk kanë të thonë asgjë për detajet e këtyre vrasjeve të cilat duket që do vazhdojnë derisa të sqarohet se kush do fitojë më shumë pushtet në Reeperbahn të Hamburgut.