zh

Një nga kërkesat dhe pakënaqësitë e Jozefina Topallit për Lulzim Bashën është statuti i Partisë Demokratike.

Topalli bën përgjegjës Bashës për shkeljen e statutit.

Ish-kryeparlamentarja është shprehur shumë pesimiste për të ardhmen e Partisë Demokratike, dhe në këto kushte ka bërë një sfidë të hapur për demokratët.

Ndërsa ka kërkuar të respektohen forumet e partisë që sipas saj nuk janë pyetur për listën e kandidatëve, Topalli tha se në këmbim mund “të jepte” Bashën.

“Më ktheni statutin dhe forumet e PD, t’ju kthej si kusur Bashën!” – u shpreh Topalli, duke aluduar në këtë mënyrë se nëse do respektoheshin forumet dhe statuti, Basha nuk do ishte më kryetar.