tom-doshi-mark-frroku-pjerin-ndreu-fatmir-xhafa

Si në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS-së, deputeti socialist Tom Doshi ngriti sërish sot zërin duke shprehur pakënaqësitë në lidhje me punën e ministrave.

Tom Doshi:“Unë s’kam një ankim. Deklaratat e mia lidhem me ankimet që ka baza. Shqetësimet janë në bazë. Baza është lënë pas dore. Për ndryshimet dihet që ka ardhur koha, shumë minsitra janë konsumuar s’ka ardhur ende koha për ti bërë publike”

Deklarata janë bërë për median jashtë komisionit të Ligjeve.

Lidhur me deklaratat e djeshme në grupin PS, Doshi tha se “ishte diskutuar brenda familjes së madhe dhe kolegët e tij kishin gabuar kur kishin zbuluar për median se cfare ishte folur në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit PS.

Mbledhja dje

Burime  brenda grupit parlamentar thanë dje  se Doshi shprehu pakënaqësi për punën e disa ministrave të ekzekutivit, duke përmenduar edhe emra konkretë.

Sipas deputetit të qarkut të Shkodrës, deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale dhe më pas anashkalohen. “Disa ministra nuk i hapin telefonin deputëtëve. përdoren vetëm për fushatë elektorale”, mësohet të jetë shprehur Doshi.

Burimet thanë, se pas fjalës së Doshit, nuk ka pasur ndërhyrje nga asnjë deputet tjetër.