timthumb45
Tom Doshi nuk pajtohet me vendimin e Adriatik Llallës, i cili mbylli hetimet e padisë për shpifje ndaj Spartak Brahos.

Prokuroria vendosi që nuk ka asgjë për t’u hetuar në pretendimet e Tom Doshit, sipas të cilit letra e Spartak Brahos për destabilitet ishte një shpifje.

Edhe hetimet për letrën e Spartak Brahos, u mbyllën më herët.

Në letrën që vuri në lëvizje prokurorinë, Spartak Braho denoncoi një përpjekje për destabilitet, por e gjitha rezultoi një bllof.

Por ndërkohë, Tom Doshit iu desh të paraqitej disa herë në polici dhe në prokurori për të dhënë llogari, në lidhje me çështjen.

Përkrahjen që Adriatik Llalla i ka dhënë LSI-së, Tom Doshi e ka denoncuar disa herë. Sipas tij, çdo fundjavë, Adriatik Llalla udhëton drejt Gjirit të Lalzit, ku jep llogari për çështje të caktuara nën hetim.

Tashmë do të jetë, Gjykata e Lartë që do të vendosë, nëse Llalla kishte të drejtë kur mbylli hetimet apo jo.